BONEVET është institucion i edukimit që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të identifikojnë talentet dhe të zhvillojnë aftësitë.

Shiko më shumë
Rocket Rocket smoke

Çfarë bëjmë ne?

BONEVET është një mjedis mësimor ku ushqehen aftësitë natyrore të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve. Në BONEVET çdo nxënës inkurajohet të zbuloj talentet dhe interesat e tyre përmes aftësimit praktik dhe të zhvillohet me pasion dhe dashuri.

Cila është ëndrra jonë?

Ne ëndërrojmë për një shoqëri e cila bazohet në parimin e ofrimit të mundësive të barabarta të edukimit për të gjithë.

Secili nxënës duhet të ketë qasje në shkollim me cilësi të lartë dhe të jetë pjesë e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës, që pavarësisht prapavijës shoqërore dhe kulturore, u ofron atyre mundësi t’i përmbushin synimet dhe ëndrrat e tyre.

Ne ëndërrojmë për një sistem arsimor të ridizajnuar me një qasje të përparuar ndaj mësimit që mbështet zhvillimin e mendimit kritik dhe aftësive krijuese. Këto aftësi ju ndihmojnë nxënësve të bëjnë pyetjet e duhura dhe të zgjidhin probleme.

Statistikat
2014-2023

0
Rocket icon

Nxënës

0
Rocket icon

Klasë/Trajnime

0
Rocket icon

Anëtarë

Edukimi

Edukimi është programi themelor i BONEVET. Ky program ofron klasë edukative për fëmijë dhe të rinj dhe poashtu trajnime profesionale për të rritur.

Shiko më shumë

Makerspace

BONEVET Makerspace është programi i dytë i BONEVET, i cili plotëson programin BONEVET Edukimi. Aktivitetet në BONEVET Makerspace bazohen në mësimin përmes projekteve dhe janë të hapura për moshat 11-14 dhe 15-20 vjeç, të ndara sipas grupeve.

Shiko më shumë